Fermeri nga Kanada që prezantohet vetëm si Joy, është popullarizuar në internet, me formë si e gërmoi themelin e shtëpisë dhe hapi një tunel për në punëtori, vetëm me ekskavatorë lodra që lëvizin me teledirigjim.
Disa prej këtyre makinave në miniaturë janë blerë në atë formë, teksa të tjerave u desh t’i bëhen disa improvizime që të kryejnë si duhet detyrimet, transmeton Telegrafi.
Pamjet e shpërndara, tregojnë se si largohej dheu nga toka dhe ngarkohej në rimorkio, të cilin kamioni e zbrazte përjashta.
Mësohet se prej themelit janë larguar 30 metra kub dhe, ndërsa për krijimin e tunelit u desh të largoheshin 30 metra kub dhe.
“Të gjitha i kryen makineritë lodra, nuk më është nevojitur të prekë asnjëherë lopatën” ka thënë Joy, i cili është fermer që merret me mbjelljen e grurit.
Kjo është vetëm një prej projekteve të tij, pasi në të ardhmen do t’i shfrytëzojë ekskavatorët e njëjtë që të kryejnë edhe angazhime tjera në ndërtimtari. /Telegrafi/