Se prindërit janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për fëmijët e tyre, e dëshmon më së miri historia e një familje në Turqi.
Kur vogëlushja Gamze Korkut gjatë vitit të kaluar ishte nisur për në kopsht, nga fshati i saj deri në destinacion nuk kishte rrugë e as autobus me të cilin ajo do të mund të udhëtonte, transmeton Telegrafi.
Ky fshat malor në të cilin gjendet shtëpia e vajzës së vogël në jugperëndim të provincës Mugle ka qenë e lënë anash, kurse autoritetet lokale kishin bërë të ditur se nuk mund të bëjnë asgjë, pasi që është një rrugë malore.
Megjithatë një vit më vonë, kur Gamze u regjistrua në shkollë dhe babai i saj e kuptoi që mungesa e rrugës do të ndikojë negativisht në shkollimin e vajzës së tij, Ramazan vendosi ta dërgojë më traktor deri te rruga më e afërt nëpër të cilën kalonte autobusi.
Pesë ditë të javës janë detyruar të kalojnë me traktor nëpër rrugën e vështirë me gropa e gurë, gjë që i duhej orë të tëra që të arrijnë në asfalt.
I lodhur nga kjo sfidë, Ramazan vendosi ta merr situatën në duart e tij, e pastroi tërë zonën, gropoi dhe filloi ta rrafshoj hapësirën dhe të gjithë këtë punë të lodhshme e ka bërë me duart (pa mjete të sofistikuara të ndërtimit).
https://www.youtube.com/watch?v=bTaBnckVO0c
Por, kur u lodh nga puna fizike, mori me qira një ekskavator dhe katër kamionë. E komuna ia dha në shfrytëzim edhe një kamion tjetër e drejtoria rajonale për male një rul. Kjo ishte e tëra.
E pas gjashtë ditëve të gjatë e të lodhshme, ky baba arriti t’i përfundojë punimet e rrugës katër kilometërshe që dikur ishte e mbuluar me drunj. Tani Gamze ka rrugën që e qon drejt shkollës, kurse autobusi pa ndonjë problem po arrin deri të dera e shtëpisë së saj.
Por, historia e kësaj familje nuk përfundon këtu, ata po ballafaqohen me shumën e madhe të parave që i ka borxh. Paratë e kursyera i kishin shpenzuar në rinovimin e shtëpisë që ishte djegur nga zjarri tre vite më parë, dhe u janë nevojitur 42 mijë litra turke (rreth 6,500 euro) për ndërtimin e rrugës.
Megjithatë atyre u buzëqeshi fati kur para derës së shtëpisë së tyre u shfaq guvernatori lokal Çaner Yildiz, i cili kishte lajme të mira për ata – tërë borxhin e kishte paguar provinca Mugla. /Telegrafi/