Organizata joqeveritare, Germin ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të verifikojë aplikuesit për votim jashtë shtetit, duke thënë se aplikuesit po thirren me telefonata që paraqiten si anonime.
Ata e kanë quajtur skandaloz zbatimin e këtij vendimi.
Germin kanë kërkuar që KQZ ta ndalojë këtë proces menjëherë, pasi sipas tyre po cenohet e drejta e botës për pjesëtarët e diasporës.
Reagimi i plotë:
REAGIM – SKANDALOZE!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar verifikimin përmes telefonit të aplikuesve për regjistrim për votim nga jashtë vendit me telefonata që paraqiten ‘ANONIME’ në telefonat e aplikuesve. Këtë gjë na e konfirmojnë raportimet e bashkatdhetarëve tanë, siç mund të shihet në fotot e mëposhtme.
Sikur të mos mjaftonte vendimi i padrejtë e kundër kushtetues i KQZ-së, zbatimi i tij është skandaloz. Kërkojmë nga KQZ ta ndaloj menjëherë këtë proces që cënon seriozisht të drejtën e votës për pjesëtarët e diasporës. /Telegrafi/