Site icon Telegrafi

Gërmimet në kampusin e UP-së do të vazhdojnë

Edhe sot po vazhdojnë gërmimet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ku dyshohet që gjenden varrezat masive.

Koordinatori i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Kushtrim Gara tha se gërmimet po vazhdojnë dhe se ende nuk ka asnjë rezultat eventual.

“Vetëm mund të konfirmoj që punimet janë duke vazhduar, nuk ka ndonjë risi në kuptimin e gjetjeve apo rezultatit eventual. Për çdo zhvillim sigurisht që mbar opinioni do të njoftohet me kohë nga prokurori i rastit, përkatësisht nga personi që mund të autorizohet nga Prokurori. Në pjesën e ditës së djeshme nuk do të punohet, është duke u punuar në pjesën tjetër që është pjesë e të njëjtin lokacion. Siç e ka thënë prokuroi, punimet do të vazhdojnë varësisht nga kërkesat dhe sugjerimet që mund t’i kenë ekspertët e mjekësisë ligjore, kështu që punimet janë duke u vazhduar në cilëndo pikë që është pikë që është si pikë e potencuar nga ana e eksperteve”, tha Gara.

Ndryshe, gërmimet kanë filluar dje dhe bazohen në dëshmitë e dy personave.

Exit mobile version