Telegrafi

Gërmimet ilegale në Apolloni, ndalohet përgjegjësi i ruajtjes së parkut

Policia e Fierit ka ndaluar shtetasin Arjan Dimo, 43 vjeç, përgjegjësin e Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë si dhe ka proceduar penalisht Drejtori M.H, 47 vjeç dhe Q.T, 66 vjeç, punonjës i Parkut të Apollonisë.

Ata akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar gërmimet e kundraligjshme në Parkun e Apallonisë dhe vjedhjen e një sasie të konsiderueshme të vlerave arkeologjike.

Nga Sektori per Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të Operacionit Policor “Apollonia”, u ndalua përgjegjësi i Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë Fier, shtetasi: – Arjan Dimo, 43 vjeç, banues në fshatin Pojan, Fier. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit: -M.H, 47 vjeç, banues në lagjen “21 Dhjetori” Tiranë.(Me detyrë Drejtor për Parkun Arkeologjik të Apollonisë Fier). – Q.T, 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier.(Punonjës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë Fier).

Këta shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të mos marin masa për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, duke lejuar që disa shtetas nëpërmjet gërmimit të kundraligjshëm në Parkun Arkeologjik të vidhnin një sasi të konsiderueshme të vlerave arkeologjike me rëndësi për identitetin e trashëgimisë kulturore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. /Telegrafi/