Site icon Telegrafi

Gërmimet e qenit në Florida çojnë në zbulimin e një bombe të vjetër ushtarake

Një qen duke gërmuar në oborrin e pronarit të tij në Florida ka zbuluar diçka befasuese dhe të rrezikshme: një bombë ushtarake.

Mathew Sims nga Jacksonville tha se qeni i tij Baby po luante në oborr kur e zbuloi objektin metalik pranë garazhit, përcjell Telegrafi.

“Nuk mund ta dalloja se çfarë ishte derisa nisa ta tërhiqja”, tha Sims për bombën afro 30 centimetra të gjatë dhe 4 kilogramë të rëndë.

Bëhet e ditur se Sims ka lajmëruar menjëherë policinë dhe skuadrën e bombave për të shqyrtuar zbulimin.

Sipas policisë, objekti metalik është pjesë e municioneve ushtarake të pashpërthyera dhe ka të ngjarë të jetë i varrosur në oborr për dekada.

Megjithatë, origjina e bombës antike ende mbetet e paqartë.

Exit mobile version