Site icon Telegrafi

Gërkovska: Duhet të adaptohemi më shpejtë ndaj standardeve të NATO-s dhe të BE-së

Gërkovska: Duhet të adaptohemi më shpejtë ndaj standardeve të NATO-s dhe të BE-sëZëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska, organizoi trajnim për kontroll të kapaciteteve për menaxhim me kriza lidhur me sulmet kibernetike.

“Ky është trajnim që do të na ndihmojë të gjithëve ta avancojmë ndërgjegjshmërinë për nevojën e vendosjes së sistemit i cili do ta ngritë sigurinë kibernetike të institucioneve tona dhe do të na ndihmojë t’i definojmë më mirë rolet, përgjegjësitë dhe mekanizmat për koordinim mes organizatave relevante, në rast të sulmeve kibernetike. Sulmet kibernetike gjithnjë e më shumë paraqesin realitet edhe në vendin tonë, numri i të njejtave për fat të ke po rritet, posaçërisht pas anëtarësimit tonë në NATO dhe siç po i afrohemi inkuadrimit drejt BE-së. Me këtë, është urgjent edhe roli ynë, të adaptohemi shpejtë ndaj standardeve të NATO-s dhe BE-së për Sigurinë kibernetike dhe të ndërtojmë infrastrukturë dhe protokolle bashkëkohore, të cilat në të ardhmen do të na mbrojnë nga sulmet, do t’i mbrojnë sistemet tona dhe qytetarët tanë”, deklaroi ajo.

Zëvendëskryeministrja theksoi se ne si vend kemi bërë shumë në pikëpamje të avancimit në standardet për siguri kibernetike dhe shfaqi shpresë se në periudhën e ardhshme do të bëjmë akoma hapa të rëndësishëm të cilët do të na afrojnë drejt normave të BE-së për siguri kibernetike.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues dhe ekspertë të TI-së nga të gjitha ministritë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë si dhe nga Agjencia për komunikime elektronike.

Gërkovska i falënderoi partnerët, Qeverinë estoneze dhe Akademinë e-Governance nga Estonia, për mbështetjen e deritanishme.

Sipas saj, ky është trajnim i cili do të ndihmojë që në të ardhmen të përballemi më lehtë me këto sfida dhe të bëjmë, siç thuhet në kumtesë, ta kenë më t komplikuar apo të pamundur sulmesit kibernetik të prekin drejt institucioneve tona, sistemeve dhe data-bazave tona.

Exit mobile version