Geri Halliwell (e njohur tash si Geri Horner) është hidhëruar me pohimet e bashkanëtares së saj të “Spice Girls”, Mel B, se dy këngëtaret kanë pasur marrëdhënie seksuale në të kaluarën.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Life Stories të Piers Morgan, Melanie Brown deklaroi se ka pasur raporte intime me Gerin në vitet e arta të grupit të vajzave.
Pos këtyre pohimeve, Mel B as që i ka kërkuar falje shoqes së saj, gjë për të cilën, Geri është tejet e hidhëruar.
“Mel u ka dërguar mesazh vajzave për t’u treguar se çfarë ka thënë gjatë intervistës, ndërsa nuk ka kërkuar as falje. Ajo duhet t’i bëjë disa lutje për t’u pajtuar me Gerin”.
“Kjo nuk është diçka që ajo do ta harrojë lehtë. Mel po insiston se është e vërtetë, por Geri thotë se e ka zmadhuar dhe duhet ta mbyllë gojën”, ka thënë një burim për The Sun.
Sido që të jetë, ribashkimi i “Spice Girls” do të vazhdojë, pasi Geri ka vendosur ta falë Mel B për deklaratat publike lidhur me marrëdhënien e tyre lesbike. /Telegrafi/