Telegrafi

Gërhitja e shton rrezikun nga kanceri

Gërhitja dhe çrregullimet e tjera në frymëmarrje gjatë gjumit, me orë të tëra e zvogëlojnë furnizimin e organizmit me oksigjen.

Shkencëtarë, po ashtu dhe mjekët theksojnë se mungesa e oksigjenit në trup mund të jetë një nxitës për zhvillimin e tumoreve malinje. Ata, po ashtu theksojnë se në të ardhmen mjekët do të mund t’ju ndihmojnë njerëzve, duke ua ndaluar gërhitjen.

Hulumtimi ka vërtetuar se njerëzit me çrregullime serioze në frymëmarrje gjatë gjumit 4- 8 herë janë më të rrezikuar se do të preken nga kanceri, në krahasim me ata njerëz, të cilët nuk kanë kurrfarë problemesh me gjumin apo me gërhitjen.

Hulumtimi ishte bërë nga një grup shkencëtarësh dhe mjekësh nga universiteti Viskonsin – Medison. Gjatë kohës së gërhitjes rrugët e frymëmarrjes gjatë procesit të frymëmarrjes shpeshherë mbyllen, prandaj i përgjumuri ‘lufton’ për më shumë ajër. /Telegrafi/