Ndër rezultatet më të mira të kësaj garuese gjatë vitit që po e lëmë pas përmenden: vendi i parë në kampionatin e Kosovës, vendi i tretë në kampionatin ballkanik, por edhe sukseset në garat e mbajtura në Bullgari, Belgjikë dhe Gjermani.
Ndër dhjetë sportistët më të dalluar janë: Qëndrim Kida (futboll), Besarta Maxhuni (atletikë), Albert Abdullahu (boks), Mirjeta Shala (volejboll), Fuad Karabegu (futboll), Granit Gashi (atletikë), Dren Dugolli (basketboll), Fajtona Ahmeti (karate) dhe Bekim Beqiri (futboll). Klubi më i mirë i vitit është shpallur KV Fushë Kosova, kurse trajneri më i mirë Zijadin Obërtinca.
Gjyqtari i basketbollit, Isa Prebreza, është shpallur më i miri, ndërsa Ibrahim Berisha punëtori më i vyeshëm. Epiteti i shpresës së sportit i takoi futbollistit të ri, Valon Pllana. /Zëri/Telegrafi/