Telegrafi

Gerebrich: Marrëveshja e Elizesë, shembull i mirë për çështjen e emrit të Maqedonisë

Ambasadori gjerman në Shkup, Thomas Gerberich thotë se Marrëveshja e Elizesë, ndërmjet Gjermanisë e Francës, mund të shërbejë si bazë për çështjen e emrit.

Sipas tij, kjo marrëveshje mundësoi miqësinë franko-gjermane dhe mund të shfrytëzohet si shembull për marrëdhënie të mira fqinjësore në rajonin e Ballkanit, por edhe në hapësirën evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gerberich shprehet se marrëdhëniet Maqedoni-Greqi janë shpeshtuar në të gjitha nivelet, dhe se ka patur një varg projektesh dypalëshe, kurse qëndrimet për çështjen e emrit janë afruar shumë.

Ambasadori gjerman konsideron se duhet më shumë mund për arritjen e një pajtimi dypalësh për çështjen e emrit, dhe se një marrëveshje do të ishte pikë nisëse për të gjithë shtetet e rajonit./Telegrafi/