Site icon Telegrafi

Gërdeci, vendimi i Kolegjit për rekursin më 9 maj

Prokurori Artur Selmani e cilësoi të padrejtë vendimin e Gjykatës së Tiranës mbi shkeljen e afateve të paraburgimit, që çoi në lirimin e tre të pandehurve. Sipas prokurorit, afatet e paraburgimit nisën ditën kur dosja i kaloi për kompetencë Gjykatës së Tiranës dhe jo kur u kushtëzua në Gjykatën e Lartë, në 13 mars të 2009.

Nga ana tjetër, tre avokatët e të pandehurve thanë se vendimi i Gjykatës së Tiranës ishte i drejtë, pasi të pandehurit u mbajtën jashtë çdo afati ligjor në burg.

Kolegji penal i Gjykatës së Lartë nisi të mërkurën edhe shqyrtimin e rekursit që Prokuroria i kishte bërë vendimit të Gjykatës së Tiranës, pas lirimit të tre të akuzuarve kryesorë të tragjedisë. Ky Kolegj përcaktoi datën 9 maj për dhënien e vendimit përfundimtar./Telegrafi/
 

Exit mobile version