Telegrafi

Gërdeci, tetë milionë dollarë dëme

Shuma është llogaritur nga ekspertët e kontraktuar nga organi i akuzës, dhe është dëshmuar të premten gjatë procesit gjyqësor “Gërdeci”. Ekspertët thanë se për periudhën janar – mars 2008, ndërmarrja shtetërore “MEICO” nuk ka paguar qeranë e ambienteve ku ishte ndërtuar fabrika, një detyrim që arrin në 81 milionë lekë.

Dëshmitë e ekspertëve u hodhën poshtë nga të pandehurit dhe avokatët, të cilët thanë se llogaritjet janë të pasakta. Ky është procesi më i rëndësishëm gjyqësor që po zhvillohet në Shqipëri që prej dy vitesh, me 29 të pandehur, por asnjëri prej tyre nuk është në qeli për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit. /Telegrafi/