"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bën me dije se procesi gjyqësor ndaj çështjes ‘Gërdeci’ do të vazhdojë të zhvillohet pavarësisht gjendjes së të pandehurve. Ndërkohë që theksojmë se një vendim gjyqësor i bazuar në ligj, nuk mund të komentohet apo të përdoret për interesa politike, apo çdo lloj interesi tjetër", tha Bujana Tançica, zëdhënëse e gjykatës së Tiranës.
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi këtë të hënë për ndryshimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, duke vendosur “arrest shtëpie” për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Sokol Ngjeçin. /Telegrafi/