Site icon Telegrafi

Gërdeci, Delijorgji: S’kisha dijeni për demontimin

Ish-kreu i kompanisë “Albademil” është pyetur nga prokuroret për lidhjet e tij me personat e tjerë shqiptare dhe të huaj, që u morën me demontimin e municioneve në vitet 2007 – 2008. Sipas Delijorgjit, ai është njohur në Tiranë me shtetasin amerikan Patrik Henri, e konkretisht tek kompania e ministrisë së Mbrojtjes, “Meiko”.

Delijorgji deklaroi se ishte ai personi që do të financonte projektin, por Patrik Henri do të merrej me anën teknike. “Nuk kisha dijeni për demontimin dhe as më interesonte. Nga biseda me Henrin, krijova bindjen se ai kishte licencë për demontim. Unë mendoja se në SHBA nuk mund të punosh pa licencë, ndërsa për në Shqipëri nuk isha unë autoriteti kontrollues", ka deklaruar Delijorgji./Telegrafi/
 

Exit mobile version