Delijorgji fajësoi ortakun e tij, shtetasin amerikan Patrik Henri për gjithçka që ndodhi në Gërdec, pasi ka qenë ai që përgjigjej për anën teknike dhe për sigurinë në fabrikë. “Henri kishte për detyrë të merrej dhe me mbledhjen dhe shitjen e barutit që dilte nga predhat. Unë isha i ngarkuar vetëm me anën financiare dhe jo atë teknike apo të sigurisë në Gërdec”, tha Delijorgji.
Ish-administratori sqaroi dhe takimin me Patrik Henrin një dite para ngjarjes, në 14 mars. Sipas tij, në takim ishte i pranishëm edhe Dritan Minxolli ish-drejtori i fabrikës. Në këtë bisede Patrik Henri ka deklaruar se kishte qenë për një javë në Gërdec dhe gjithçka ishte në rregull, madje kishte planifikuar në fund të muajit mars, të importonte 700 ton barut./Telegrafi/