Fasada e qeverisë e kontestuar për një kohë të gjatë dhe luksi me shije të çuditshme nuk ka mjaftuar për apetitet e pushtetit të mëparshëm. Sipas profesorit të fakultetit arkitektonik, Miroslav Gërçev, është e domosdoshme të kthehet pamja autentike e qeverisë, meqë autori i zgjidhjes së parë ideore Petar Muliçkovski, siç shprehjet Gërçev është nënçmuar skajshmërisht.
“Asnjë para dhe asnjë përpjekje nuk është tepër e madhe që margaritarëve të trashëgimisë kulturore arkitektonike t’u kthehet pamja dhe shkëlqimi i mëparshëm, pamja autentike”, tha profesori dhe arkitekti Miroslav Gërçev.
Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për servilin publik tha se projekti Shkupi 2014 nuk do të rrënohet, por pranoi se do të dëshironte “të zhveshë së paku një fasadë”.