Ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni të Veriut, Thomas Gerberich për vendimin e Këshillit të BE-së të mos të nisen bisedimet me Maqedoninë e Veriut, tha se vendi është pjesë e Evropës dhe nuk meriton asgjë më shumë se sa anëtarësimi në BE.
“Ju lus të vazhdoni me reforma dhe të bindni secilin që mund të ketë ndonjë dilemë në rrugën tuaj drejt BE-së”, tha ambasadori gjerman gjatë shënimit të ndërtimit të kompanisë gjermane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se Gjermani do të vazhdojë të motivojë kompanitë e saja të investojnë në Maqedoninë e Veriut.
“Më shumë se 200 kompani që kanë kapital gjerman punësohen 20.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Investime tona marrin pjesë në krijimin e një ekonomie të shëndoshë në vend që të jetë konkurrente edhe në tregun evropian të përbashkët”, tha mes tjerash Gerberich./Telegrafi/