Telegrafi

Gerard Butler tregon se cila puth më mirë, Aniston apo Jolie

Gerard Butler ka qenë i dashur i dy aktoreve më të famshmeve të hollivudit.

Aktori ishte mysafirë në emisionin “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, ku iu përgjigj edhe disa pyetjeve provokative.

Gerard Butler dhe Jennifer Aniston

Mes tjerash moderatori e pyeti skocezin 48-vjeçar se cila puth më mirë, Jennifer Aniston apo Angelina Jolie.

Aktori 48-vjeçar skocez u shpreh se të gjithë do të befasoheshin nga përgjigja, e cila me të vërtetë ishet befasuese për fansat.

“Jennifer Aniston. Po e them, e di, po ju befasoj”, tha ndër të tjerah Butler.

Gerard Butler dhe Angelina Jolie

Kujtojmë se Gerard ka punuar me 48-vjeçaren Aniston në filmin “Bounty Hunter ” të vitit 2010.

Ndryshe, aktori ishte përkrah 42-vjeçares Jolie në 2003-n në filmin “Lara Croft Tomb Raider: Cradle of Life”. /Telegrafi/