Gerard Butler u bë i famshëm falë roleve në filmat “PS I Love You”, “The Bounty Hunter” e “The Ugly Truth”, ndërsa tash aktori skocez ka thënë se asnjëherë nuk e hedh poshtë mundësinë që t’u kthehet komedive romantike.
Në vitet e fundit, ai është tërhequr plotësisht nga ky zhanër, mirëpo nëse do të kishte një skenar të mirë, ai do të luante sërish në një film të tillë.
“Filmi i fundit që kam bërë ishte ‘A Family Man’, i cili flet për një baba, prindërit e të cilit sëmuren nga leukemia. Filmi i ardhshëm që po e bëj është një triller psikologjik”.
https://www.youtube.com/watch?v=zH50qtIyxiI
“(Den Of Thieves) nuk është një film aksion, nuk mendoj se është vetëm aksion, po përpiqem të bëj çfarë mendoj se janë role më interesante dhe skenarë më interesantë – mirëpo qëllimisht jam larguar paksa nga komeditë romantike”, ka deklaruar 48-vjeçari.
“Mirëpo, askush nuk mund të thotë se nuk do të kthehem sërish (në atë zhanër)? Nuk është se nuk mund të ndodhë, kurrë nuk i dihet, nëse marr një skenar të shkëlqyer. Gjithçka varet nga skenari”, ka shtuar aktori.
Butler ka luajtur në shumë filma aksion në vitet e fundit, si “300” e “London Has Fallen”, ndërsa filmi i radhës do të jetë drama e krimit, “Den Of Thieves”.
Krahas tij në filmin e ri luajnë edhe 50 Cent, Pablo Schreiber, O’Shea Jackson Jr., Evan Jones, Dawn Olivieri, Mo McRae e Max Holloway.
Regjinë është duke e bërë Christian Gudegast, i cili është po ashtu edhe bashkëskenarist dhe producent. /Telegrafi/