Telegrafi

Gerard Butler aksidentohet me motoçikletë, shpëton me lëndime të lehta

Gerard Butler është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka pësuar një aksident komunikacioni me motoçikletë.

Aktori ka dalë nga rruga kur një veture ia ka dalë përpara në Los Angeles dhe kjo e ka detyruar që të bëjë aksident.

Policia dhe ekipet paramjekësore janë thirrur nga një i pranishëm në vendin e aksidentit të 47-vjeçarit.

Lëndimet e Gerard thuhet se nuk janë serioze, mirëpo ai ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

“Fatmirësisht për të nuk ka kocka të thyera, vetëm mavijosje”, ka thënë një burim për TMZ.

Lexo po ashtu Ai çmohej për dukjen dhe trupin, por Gerard Butler e ka lëshuar shumë veten (Foto)

Gerard shpesh fotografohet duke e vozitur motoçikletën e tij, ndërsa aksidenti ka ardhur pak ditë pas pjesëmarrjes në emisionin Late Night me Seth Meyers, ku ka folur për rolin e ri filmik.

Në filmin fantastiko-shkencor “Geostorm”, aktori luan rolin e Jake Lawson – një dizajner satelitesh dhe ish-komandat i një stacioni hapësinor.

Premiera e këtij filmi është caktuar për javën e ardhshme. /Telegrafi/