Site icon Telegrafi

Georgios Katrougalos kërkon që Maqedonia dhe Greqia të festojnë për Marrëveshjen e Prespës së bashku me Shqipërinë dhe Bullgarinë

Ministri alternativ grek për Punë të Jashtme, Georgios Katrougalos propozon që marrëveshja e Prespës të festohet bashkërisht me fqinjët.

Ai kërkon që konfirmimi i marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë të festohet së bashku me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Ai këtë e tha në takimin ministror në Selanik, ku marrin pjesë katër vendet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I propozoj Nikolla Dimitrovit, sapo të përfundojmë përpjekjet tona të përbashkëta për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, pasi ta festojmë këtë përpjekje të guximshme të Nikos Kotzias dhe dy kryeministrat, të mundemi të shpallim diçka konkrete brenda kuadrit të bashkëpunimit katër-palësh. Një ngjarje festive, përveç mesazhit politik që udhëheqësit tanë do të dërgojnë. Le të paraqesim punën tonë në nivelin e bashkëpunimit ekonomik”, thotë Katrougalos.

Sipas Katrougalos, nuk ka dyshime se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë. Është marrëveshje, si të gjitha marrëveshjet midis shteteve, që nuk janë bërë pas luftës dhe nuk ka asnjë i humbur dhe asnjë fitues”, shpjegon ai./Telegrafi/

Exit mobile version