Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së, Ljupço Georgievski thotë se zgjedhjet paraqesin rrezik që mund ta minojnë Marrëveshjen e Prespës.
Ai shprehet se dëshiron që të arrihet një gjuhë e përbashkët ndërmjet LSDM-së qeveritare dhe ish-partisë së tij, që tani është në opozitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mirëpo, Georgievski nuk beson se zgjedhjet e reja do të ishin zgjidhje, duke shtuar se zgjedhjet do të ishin rruga më e vështirë.
Ish-kryeministri thekson se LSDM-ja duhet të bëjë më shumë për bisedime të drejtpërdrejta, që të kuptojë atë që OBRM-ja e dëshiron, duke shtuar se Mickoski është duke ndjekur rrugë të gabuar politike, duke e konsideruar si një kuazi patriotizëm të OBRM-së./Telegrafi/