Kryetari i OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski, i është kundërpërgjigjur akuzave të pronarit të “Telekabel”, Robert Dimitrov, i cili në një emision në 24Vesti tha se nga ai janë kërkuar 650 mijë marka nga ana e Vojo Mihajllovski, i cili në atë kohë ka qenë sekretar i përgjithshëm i OBRM-Popullore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i OBRM-Popullore, në përgjigjen e tij në Facebook thotë se Robert Dimitrov asnjëherë nuk ka dhënë asnjë denarë për OBRM-PDUKM. Ai thekson se Robert Dimitrov ka marrë më shumë koncesione falë lobimit të Vojo Stojanovskit dhe Toni Llazarovit, ndërsa Robi sipas Georgievskit, nga një biznesmen lagjesh, falë koncesioneve që i mori atëherë ka bërë firma më të mëdha në Maqedoni./Telegrafi/