Ish-kryeministri i Maqedonisë në kohën 1998-2002, Ljubço Georgievski në një intervistë të mëhershme për televizion BTv ka folur për shqiptarizimin e Maqedonisë ku mes tjerash flet edhe për dygjuhësinë në tabelat e rrugëve të Shkupit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për Georgievskin, gjuha shqipe nëpër tabelat e komunikacionit nëpër Shkup është ndikim i Shqipërisë në Maqedoni.
”Pas zgjidhjes së problemit të pavarësisë së Kosovës, pastaj shqiptarët do të mendojnë për një shtet të tretë shqiptar në Ballkan.” tha Georgievski. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ein-B0p0-MA