Telegrafi

Georgievski: Problem ishin Listat, jo koalicionimi me OBRM-PDUKM

Ljupço Georgievski, kryetari i OBRM-PP, në emisionin Top tema të TV Telma, foli për ndërprerjen e negociatave me bllokun e djathtë nuk ishte çështja për koalicionin me OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Georgievski deklaroi se me asgjë nuk i detyrohet LSDM dhe se OBRM-PP është një subjekt i veçantë politik.

‘Unë nuk i kam asgjë borxh LSDM-së. Përkundrazi, nëse duhet kështu të diskutojmë, unë do të nënshkruajë se nuk do të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM, nëse do të nënshkruajnë një deklaratë në të cilën do t’i kërkohet falje Ljupço Georgievskit për gjithçka që i kanë bërë në vitet e kaluara’, ka thënë Georgievski.
Georgievski konfirmoi se OBRM-PDUKM i kishte ofruar “një paketë shumë të mirë” për koalicionin zgjedhor, por siç thotë ai, në Komitetin Ekzekutiv të partisë, propozimi ishte mbivotuar dhe refuzuar. /Telegrafi/