Ish-kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski prej vitit 2012 kishte porositur deri tek populli maqedonas në Maqedoni që të mësojnë gjuhën shqipe nëse duan të kenë të ardhme në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Georgievski në këtë deklaratë në vitin 2012 kishte kritikuar edhe ndërtimin e përmendoreve në si pjesë e projektit ”Shkupi 2014” duke thënë gjithashtu se tentimet për të krijuar idenë e krijimit të Maqedonisë antike janë përalla të pushtetit.
Mësimi i gjuhës shqipe, sipas Ljupço Georgievskit, është në dobi të vetë maqedonasve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në Maqedoni sipas Georgievskit nuk ka më pretendime terrritoriale por do të jetë një betejë për gjuhën shqipe. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gAZczp0YnJ8