Site icon Telegrafi

Georgievski: Nuk ka asgjë të keqe nga festimi i përbashkët i “Ilindenit” me Bullgarinë (Foto)

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i OBRM-Popullore, Ljupçe Georgievski, thotë se nuk ka asgjë të keqe nga festimi i përbashkët i festës së “Ilindenit” me Bullgarinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me marrëveshjen e paralajmëruar për fqinjësi të mirë me Bullgarinë shkruan se mund të konstatohet nëse nuk do të ishte politika e OBRM-PDUKM-së ndaj fqinjëve, nuk do të kishte gjysëm veto nga Bullgaria dhe nuk do të kishte fare nevojë për një marrëveshje të tillë.

Në shkrimin e tij Georgievski më tej përmen edhe disa raste kur Bullgaria i ka dalë në ndihmë Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version