Ish-kryeministri dhe ish-lideri i OBRM-PDUKM-së, Ljubço Georgievski i ka dalë në mbështetje përzgjedhjes më të re të ish-partisë së tij, për lider të ri partiak.
Në profilin e tij në Facebook, Georgievski lavdëron Hristijan Mickoskin dhe e konsideron si personin më të papërlyer me afera, më të pakompromentuar, person që ka mundësi të lë shenja në OBRM-PDUKM dhe që duhet t’i jepet mundësia.
”Hristijan Mickoski nga të gjithë emrat që ishin kandidatë për kryetar të OBRM-PDUKM-së, megjithatë është më i pakompromentuar, i papërlyer me afera, më energjik dhe definitivisht më karizmatik. Hristijani ka mundësi të lë shenjë në OBRM. Duhet t’i jepet mundësia”, shkruan Georgievski./Telegrafi/