Site icon Telegrafi

Georgievski: Maqedonasit e kanë të vështirë të përballen me ndryshimin demografik në vend, kjo ndryshon edhe demokracinë

Ish-kryeministri Ljubço Georgievski për “TV21″ tha se maqedonasit e kanë të vështirë të përballojnë ndryshimet demografike në vend.

Ai shton se ndryshon edhe demokracinë.

“Maqedonasit e kanë të vështirë të përballen me ndryshimin demografik, ndërsa aty ku ka ndryshime në demografi, ato sjellin ndryshime në demokraci, gjegjësisht një ndryshim në rregullat demokratike që kanë qenë të vlefshme deri më tani.

Më kujtohet shumë mirë që në zgjedhjet e para lokale në 1996, në qytete, për shembull, në Kërçovë, Strugë apo Çair, OBRM-PDUKM dhe LSDM luftuan se kush duhet të ishte kryetar komune, dhe votat e shqiptarëve ishin në njërën anë ose tjetrën, duke ndihmuar kë të fitojë. Ky është realiteti i ri në Maqedoni. Ndërsa sot keni situatën krejtësisht të kundërt, blloqet shqiptare po hedhin kandidatët, ndërsa OBRM-PDUKM dhe LSDM janë këtu për të ndihmuar njëri-tjetrin se kush do të jetë kryetar.

Natyrisht, si qytetar i Maqedonisë, njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që ka ndryshuar demografi reale”, tha Georgievski./Telegrafi/

Exit mobile version