Ljupço Georgievki nga OBRM Popullore në profilin e tij në Facebook ka shkruar se mandatin për formimin e Qeverisë duhet ta merr LSDM-ja. Sipas tij çdo vendim tjetër do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ditëve të fundit përmendet vetëm shembulli kur presidenti Kiro Gligorov dy herë ia dorëzoi mandatin LSDM-së. Nuk e di pse heshtet edhe një rast tjetër më drastik i shkeljes së Kushtetutës në vitin 1990, kur Kiro Gligorov aspak nuk na dha neve mandatin si parti fituese. Ai kërkoi katër kandidatë për kryeministër dhe për dy muaj e bllokoi Maqedoninë dhe në fund ia dha mandatin kandidatit të tij, Nikolla Klusev”, shkruan Georgievski.
Ai gjithashtu shkruan se nëse edhe LSDM-ja nuk arrin të formojë Qeverinë, atëherë edhe BDI duhet ta marrë mandatin./Telegrafi/