Site icon Telegrafi

Georgievski: Lojën e mandateve e filloi LSDM-ja më 1992

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski, ka folur për çështjen e mandatit për formimin e qeverisë së re, duke kujtuar periudhën e viteve 1990-1992, kur mandati kaloi në disa duar deri sa u formua qeveria e Maqedonisë.

I ftuar në emisionin ”Argumenti” në Tv Nova, Gerogievski përmendi se në vitin 1992, OBRM-PDUKM-ja e fitoi mandatin, por nuk arriti të bëjë qeveri, e më pastaj mandati kaloi në duar të Petar Goshevit të LSDM-së, i cili gjithashtu e dorëzoi mandatin për ta marrë Branko Cërvenkovski, i cili arriti të formojë qeveri.

Georgievski kujton se si kryetari i atëhershëm, Kiro Gligorov, refuzoi që në vitin 1990 t’ia jep mandatin OBRM-PDUKM-së, e cila kishte 38 deputetë. Atë botë, mandatin e mori Nikolla Klusevi. Për çështjen e mandateve, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së, Ljubço Georgievski thotë se LSDM-ja e filloi lojën e mandateve, që më tej u caktua si njëfar rregulle loje./Telegrafi/

Exit mobile version