Site icon Telegrafi

Georgievski: Ivanovi rrezikon që ta izolojë ndërkombëtarisht Maqedoninë

Lideri i OBRM-Popullore dhe ish-kryeministri Ljupço Georgievski ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend pas mosmandatimit të Zoran Zaevit për të formuar qeverinë e re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kryetari Ivanov e ka shkelur për së dyti herë Kushtetutën e Maqedonisë, praktikën maqedonase dhe evropiane demokratike, duke shtuar se Kushtetuta është mjaft e qartë.

Georgievski thotë se Ivanovi rrezikon që ta izolojë ndërkombëtarisht Maqedoninë, t’i ndezë ndjenjat etnike dhe ta suspendojë demokracinë. Ai thotë se OBRM-PDUKM-ja duhet që të mos i prishë të gjitha urat lidhëse me partitë politike shqiptare dhe nuk guxon të bëhet armik i bashkësisë euroatlantike dhe të luaj me stabilitetin e vendit.

Në lidhje me Deklaratën politike shqiptare, Georgievski thotë se kjo deklaratë e mohon Marrëveshjen e Ohrit, që sipas tij tashmë është e mbyllur, duke shtuar se LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja e legjitimuan Deklaratën, duke diskutuar për të dhe duke mos e refuzuar./Telegrafi/

Exit mobile version