Site icon Telegrafi

Georgievski: Çdo fshat do ta bëjmë komunë në Maqedoni

Ljupço Georgievski në një emsion debativ në televizionin TV Nova, tha se partia e tij po promovonë një ide të cilën e ka menduar një kohë të gjatë, “çdo fshat – komunë në Maqedoni”, duke siguruar se nëse realizohet kjo ide do të bëhet një mini revolucion i mijërave fshatrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot në Maqedoni, fshatrat nuk janë faktor ekonomik, nuk janë subjekt ekonomik dhe nuk kanë xhirollogari. Nëse gjeni një biznesmen dhe dëshironë të investojë 100 000 euro në fshat, apo t’ua ndajë paratë qytetarëve nuk keni mundësi për shkak të xhirollogarisë. Mendoj se kjo ide do të ishte një mini revolucion në sektorin ekonomik dhe do të zgjidhte një luftë të madhe në Maqedoni – decentralizimin” , deklaroi Georgievski.

Ai u shpreh i sigurtë se për këto lloj politikash do të jenë të kënaqur edhe fshatrat shqiptarë edhe maqedonas./Telegrafi/

Exit mobile version