Ljubço Georgievski, ish-kryeministër dhe ish-lider i OBRM-PDUKM-së, ka vendosur që t’u kundërpërgjigjet, siç thotë, sulmeve joparimore të avokatit Ignat Pançevski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në replikën e tij, Geogievski i konsideron si të paqena gjithçka që thotë Pançevski, duke i propozuar që nëse ka diçka kompromentuese, atëherë avokati le t’u drejtohet institucioneve, por edhe t’i publikojë.
Georgievski pohon se Pançevski dhe disa partnerë të tij kanë ofruar dëshmi për gjoja përfshirjen e disa vendeve anëtare të NATO-së në luftën e vitit 2001 kundër Maqedonisë, duke shtuar se ka dhënë rreth 25 mijë euro për këto dëshmi, por thotë se asgjë nuk doli në dritë, pasi që sipas tij dëshmitë ishin dokumente të falsifikuara./Telegrafi/