Telegrafi

George Michael do të varroset pranë nënës së tij në Londër

Legjenda e muzikës pop, George Michael, do të varroset pranë nënës së tij, Lesley, e cila është e varrosur në varrezat Highgate në veri të Londrës.

Pasi kanë dalë rezultatet përfundimtare për shkakun e vdekjes së këngëtarit, familja e tij është duke përgatitur funeralin.

Nëna e tij, Lesley, e cila ka qenë valltare, ka ndërruar jetë para 20 vitesh. Vendi ku ajo është varrosur, tashmë është pastruar dhe është rregulluar për varrimin e ikonës së muzikës.

Lexo po ashtu Mësohet arsyeja e vdekjes së George Michael

“Lesley dhe George tash më në fund mund të jenë bashkë”, ka thënë një burim pranë familjes së këngëtarit.

George Michael ndërroi jetë në shtëpinë e tij për Krishtlindje në moshë 53 vjeçare. Vdekja e tij ishte si pasojë e sëmundjes së zemrës dhe mëlçisë, kanë bërë të ditur mjekët.

Vonesa e varrimit të tij ka ndodhur pikërisht për shkak të obduksionit dhe zbulimit të shkaktarit të vdekjes. /Telegrafi/