Telegrafi

George H.W. Bush fshehurazi sponsorizoi një fëmijë për 10 vjet – zbulohet kush ishte ai dhe njëra nga letrat që ia dërgoi atij (Foto)

Edhe pas vdekjes së tij, George H.W. Bush vazhdon të përmendet për të mirë dhe një “sekret” i tij i fundit është shumë prekës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për faktin që presidenti i 41-të i SHBA-së sponsorizoi një djalë 7-vjeçar në Filipine për dhjetë vjet duke përdorur një pseudonim.

Përmes Compassion International, një organizatë jofitimprurëse që përdor kisha lokale për të ndihmuar fëmijët në komunitetet e varfra anembanë botës, Bush sponsorizoi një djalë me emrin Timothy.

Për një dekade, ish-Presidenti dërgoi fonde që shkonin për edukimin e Timothy, aktiviteteve jashtëshkollore dhe disa prej ushqimeve të tij.

Kështu, organizata ka ndarë disa nga letrat e Bushit.

Lexo po ashtu George H.W. Bush: Nga piloti më i ri, në President - historia e njeriut që udhëhoqi fitoren e Perëndimit

Familja Bush nuk ishte në dispozicion për të komentuar mbi letrat, por Jim McGrath, një zëdhënës për Zyrën e George H. W. Bush, konfirmoi origjinalitetin e tyre.

Sapo filloi sponsorizimi, Bush filloi t’i shkruante djalit menjëherë. Ai tha në letrën e tij të parë, të dërguar më 24 janar 2002, se e donte Timothy nga larg.

“I dashur Timothy,

Unë dua të jem shoku yt, përmes lapsit.

Unë jam një plak, 77 vjeç, por i dua fëmijët; dhe megjithëse nuk jemi takuar, unë ju dua tashmë.

Unë jetoj në Teksas – do t’ju shkruaj kohë pas kohe. Paq fat”.

Por si filloi e gjitha?

Bush fillimisht mori idenë për të sponsorizuar një fëmijë në vitin 2001, kur ai ndoqi një koncert të Krishtlindjeve në Uashington.

Lexo po ashtu George W. Bush shpërthen në lot, derisa i thotë lamtumirën e fundit babait të tij (Video)

“Për shkak se muzikantët ishin kryesisht të krishterë, ata besonin në misionin tonë”, tha Wess Stafford, ish-president i Compassion International për CNN.

Gjatë ndërprerjes, “ata do t’i thoshin audiencës për ne, dhe pyetën ata nëse do të donin të sponsorizonin një fëmijë”, tha ai.

“Papritur, zoti Bush, i cili ishte ulur vetëm disa rreshta prapa dhe i rrethuar nga siguria, ngriti dorën dhe kërkoi një pamflet”.

Sipas Stafford, ekipi i tij i sigurisë ishte i alarmuar për shkak se ata nuk kishin idenë se çfarë saktësisht do të duhej të shkruhej në pamflet. Por kjo nuk e ndaloi Bushin.

“Kryesori i sigurimit më thirri dhe më tha: ‘Kjo nuk më habitë, por nëse ai do ta sponsorizojë këtë fëmijë, duhet të sigurohemi që djali nuk e di se kush është sponsori i tij’. Pra, ai i nënshkroi të gjitha letrat me emrin ‘George Walker’”, tha Stafford.

Ekipi i sigurisë së Bushit ishte kryesisht i shqetësuar për sigurinë e Timothy, shpjegoi Stafford. Ata nuk donin që ai të bëhej një objektiv nëse njerëzit do ta kuptonin se djali ishte në komunikim me një ish president të SHBA. /Telegrafi/