Telegrafi

George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit, tha një mjek në gjyqin e Derek Chauvin

Afro-amerikani, George Floyd, vdiq nga mungesa e oksigjenit gjatë arrestimit të tij, ka thënë një mjek në gjyqin e ish-oficerit të policisë, Derek Chauvin në Minneapolis.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, duke kundërshtuar mbrojtjen, mjeku Martin Tobin tha se ilaçi fentanil nuk e shkaktoi vdekjen e Floyd-it.

Ai tha se edhe një “person i shëndetshëm… do të kishte vdekur”.

Chauvin, 45-vjeçar, u filmua duke ia vendosur afro-amerikanit gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta, pasi e kishte arrestuar këtë të fundit në muajin maj të vitit 2020.

Ish-oficeri është në gjyq për vrasje dhe ka mohuar akuzat kundrejt tij për sa i përket rastit në fjalë.

Pamjet ku shihet oficeri i bardhë, Chauvin duke ia vendosur gjurin në qafë afro-amerikanit, Floyd, shkaktuan protesta globale kundër racizmit. /Telegrafi/