Telegrafi

George Clooney zbulon se vuante nga paraliza e Bell-it si adoleshent

George Clooney ka bërë së fundmi një rrëfim për kohën kur ishte adoleshent.

Ai ishte i ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel, ku aktori tregoi se vuante nga paraliza e Bell-it si fëmijë, gjë që bëri që gjysma e fytyrës së tij të paralizohej.

Paraliza e Bell-it është një gjendje që shkakton dobësi të papritur në muskujt në njërën anë të fytyrës, sipas klinikës Mayo.

George Clooney (Foto: Getty Images)

Gjatë paraqitjes së tij të ftuar, Kimmel shfaqi disa foto të reja të Clooney si fëmijë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga George Clooney

Fotoja e parë tregonte aktorin me një frizurë interesante me balluke, ku dukej se ishte realizuar në shkollë të mesme.

“Dua të theksoj se nëna ime më preu flokët”, ka reaguar Clooney.

Foto: Screenshot/YouTube

Një tjetër foto e shfaqte atë në moshën 15-vjeçare me flokë të gjatë, me onde dhe një buzëqeshje në fytyrë.

“Tani prit, dua të theksoj diçka, sepse do të qeshësh, do të bësh shaka. Unë kisha paralizën e Bell-it dhe gjysma e fytyrës sime është e paralizuar”, tha ai.

Aktori i “Ticket to Paradise” tregoi ndryshimin duke mbuluar gjysmën e fytyrës në foto me dorë, duke e krahasuar më pas me gjysmën tjetër.

“Shiko këtë, shiko këtë…Nga ana tjetër, është një fytyrë krejtësisht tjetër. Kështu që tani bëni shaka”, i tha Clooney drejtuesit të emisionit.

George kur ishte i ri

Theksojmë që paraliza e Bell-it është sëmundja më e shpeshtë e nervit të fytyrës (nervi i shtatë kranial), me një incidencë vjetore prej 23 rastesh për 100 mijë individë.

Gjithashtu, prek në mënyrë të barabartë burrat dhe gratë e çdo moshe dhe në çdo kohë të vitit. /Telegrafi/