Telegrafi

George Clooney tregon shakatë që bëri duke u shtirur si Brad Pitt dhe Bill Clinton

(Foto: Zimbio/ABC)

George Clooney dhe Julia Roberts kanë qenë të ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel duke promovuar filmin e tyre të ri, “Ticket to Paradise”.

Mirëpo, ata zbuluan edhe imitimet e shumta të yllit hollivudian. Aktori njihet për shakatë e tij, por ka treguar se fshehurazi është shtirur si personazhet tjerë të famshëm. Një prej rasteve ishte dërgimi i një letre të shoqëruar me disa CD te Meryl Streep duke u shtirur sikur ia dërgonte Brad Pitti.

“I dërgova asaj një letër vite më parë me një tufë CD-sh praktike dialektore. E dërgova nga Brad, një tufë CD-sh për Meryl Streep. Thashë: Ky djalë më ndihmoi me theksin tim në ‘Troy’, mendova se mund të ishte në gjendje të ndihmonte edhe ty’. Meryl e shmangu Bradin për rreth pesë vjet!”, ka rrëfyer Clooney.

(Foto: Koimoi)

Aktori tregoi gjithashtu se batutat e tij janë shtrirë edhe në politikë, veçanërisht duke u shtirur sikur të ishte ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.

“Dhe unë u dërgoj aktorëve letra gjatë gjithë kohës nga Bill Clinton duke u thënë atyre se sa shumë e donte filmin e tyre”, ka rrëfyer Clooney.

Derisa të gjithë në audiencë mendonin se shakatë ishin qesharake, njerëzit që morën letrat e Clooneyt padyshim se kanë qeshur aq fort. /Telegrafi/