Telegrafi

George Clooney rrezaton pranë gruas së tij, shikoni vallëzimin e tyre romantik (Foto)

George Clooney dhe gruaja e tij, morën gjithë vëmendjen në një mbrëmje bamirësie në Itali, gjatë vallëzimit të tyre romantik në këtë mbrëmje glamuroze.

Ky ishte një shumë për zemër për Geroge Clooneyt, ndaj prania dhe mbështetja e gruas së tij, ishte e rëndësishme.

Superylli i Hollywood-it kishte organizuar një event bamirësie në një vilë luksoze në Itali, ku të gjitha të ardhurat nga ajo natë, do të shkonin në ndihmë për një nga regjionet më të varfra në Afrikë.

Bashkëshortja e tij Amal tërhoqi vëmendjen me një fustan krem dhe flokët, të cilat i kishte lëshuar në njërën anë. Ndërsa Geroge si gjithnjë dukej elegant. Ai kishte veshur një këmishë krem, kombinuar me kostumin ngjyrë blu, të lehtë./Telegrafi/