Aktori i njohur George Clooney ka qenë sot në qendrën e vëmendjes në mediat ndërkombëtare.
Ai befasoi opinionin me një nga deklaratat e tij në intervistën e dhënë për Sunday Times, ku tregoi se po përshëndetet me aktrimin.
“Shikoni, kam qenë për një kohë të gjatë në këtë punë, jam 56-vjeç. Kam mjaft para”, ka thënë aktori.
Shkak i largimit nga skena e filmit është bashkëshortja e tij, Amal dhe binjakët e tyre pesë muajsh.
‘Unë nuk kam nevojë për para’, ka thënë Clooney, duke arsyetuar faktin se pse aktrimi nuk është më prioritet për të.
“Kam shitur kompaninë për prodhimin e tekilës për një miliard dollarë. Nuk më nevojiten paratë, andaj do të zgjedh filmat ku mund të paraqitem eventualisht serish”, është shprehur më tej aktori duke mos shuar shpresat për largim të përhershëm nga fusha e aktrimit.
Clooney pranoi se klima e tanishme politike e ka frymëzuar atë për të ndjekur ndoshta politikën. Megjithatë, ylli i Hollywoodit theksoi se ai nuk është i gatshëm ta marrë atë rol.
“Për shkak të gjendjes aktuale në politike, mendoj për këtë fushë.
Në politikë gjithmonë kam qenë i kyçur. Babai im ishte në garë për kongres, familja ime është gjithmonë këtu.
Do të përpiqem të ndihmoj ashtu siç di më së miri”.
“Shumë njerëz që nga Trump u zgjodhën me të vërtetë po më shtynin të përfshihesha më shumë në politikën aktuale, veçanërisht në zyrën më të lartë”, shpjegoi ai., megjithëse në fund shtoi duke thënë: “Nuk kam aspirata politike”. /Telegrafi/