Telegrafi

George Clooney ngjitet me vështirësi në avion pas lëndimeve të marra nga aksidenti me skuter

George Clooney është nisur së bashku me familjen e tij për në shtëpi, pasi ka kaluar disa ditë të mira pushimi në Sardenja të enjten në mëngjes, disa ditë pasi ishte plagosur në një aksident me skuter.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Amal Clooney, 40 vjeçe, aktori u shfaq paksa i brishtë, ndërsa u përkul për të ndihmuar veten deri në shkallët e avionit përpara se të bënin udhëtimin e tyre në shtëpi me binjakët e tyre Ella dhe Aleksandër.

I veshur me një pantallona të bardhë, ylli i ekranit dhe fitues i çmimit Oskar, 57 vjeç, po ashtu nxori në pah edhe plagët e marra në krah nga aksidenti i tij i fundit.

Bëhet fjalë për një aksident tronditës këtë të martë, gjatë ngasjes me skuter.

George u pa duke marrë një dorë ndihmëse nga stafi mjekësor, teksa hipte në avion bashkë me gruan dhe fëmijët.

Me ta gjendej edhe dadoja, e cila kujdesej për djalin e tyre.

Në anën tjetër, Amal i qëndronte shumë pranë bashkëshortit të saj, duke e ndihmuar, teksa ai kishte vështirësi në ecje.

Këto javë kanë qarkulluar edhe disa imazhe, të cilat tregojnë momentin e tmerrshëm kur Clooney pësoi aksidentin me skuter. /Telegrafi/