Telegrafi

George Clooney ndër vite ka ndryshuar stilin e flokëve, publikohen disa imazhe të viteve të ’80-ta dhe ’90-ta

George Clooney është një nga ikonat e gjinisë mashkullore dhe bukurisë së tij rrallë femër që ka mundur t’i rezistoj.

Por, aktori nuk ka qenë gjithmonë i përsosur dhe i përkryer si në ditët e sotme kur mbi supe ka 57 vjet.

Në fotografitë e Clooneyt të viteve 80-ta dhe 90-ta të shekullit të kaluar, shihet qartazi transformimi i aktorit.

Edhe pse karakteri nuk i ka ndryshuar aq shumë, kur është fjala për flokët, kjo është një histori krejtësisht tjetër.

Edhe pse tani i njohur për flokët e hirta, vitet e tetëdhjetë e nëntëdhjeta, ai kishte, besoni ose jo, flokë të gjata me balluke.

Përveç kësaj, stili i tij ka ndryshuar shumë. Në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90, ai zgjodhi stilin e paksa të dredhura dhe shpesh shihet në një xhaketë lëkure dhe xhinse.

Sot, 58-vjeçari Clooney zgjedh kostume të përkryera, të cilat sigurisht i përshtaten moshës së aktorit. /Telegrafi/