Martesa e tyre katërvjeçare konsiderohet të jetë një nga më të qëndrueshmet në showbiz. Por dje, raportet e bujshme pohuan se George dhe Amal Clooney janë në krizë martesore.
Sipas gazetës amerikane “Radar Online”, Amal ka ikur me binjakët e tyre në shtëpinë e re të çiftit në Sardenjë, duke e lënë George-n ta ‘bombardojë’ me mesazhet dhe thirrjet e panumërta për ‘të parë binjakët’.
“Ai donte që ata të gëzonin pronën e re së bashku, por pas një thashethemi që i ra në vesh, Amal vajti atje me Aleksandrin dhe Ellan”, thoshte burimi, shkruan The Mirror, transmeton Telegrafi.
“Ajo i ka thënë atij se nëse ai vjen, ai do të duhet të qëndrojë në dhomën e mysafirëve!”, thoshte më tej burimi.
Megjithatë, George ka hedhur poshtë këtë thashethem, duke i thënë Hollywood Life se “historia është e trilluar”.
Çifti dukeshin shumë të lumtur kur për herë të fundit u panë më 6 dhjetor në 23 vjetorin e Shoqatës së Korrespondentëve të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ndërkohë thuhet sipas burimeve të revistës britanike “Heat”, se çifti janë duke planifikuar për fëmijën e tretë, duke menduar të adoptojnë dikë.
Fakti që Amal ka lindur binjakët pak në moshë dhe dyshja njihen si shumë humanitarë – kjo përforcon dyshimet se çifti po bëhen me fëmijë të tretë. /Telegrafi/