Site icon Telegrafi

George Clooney e urrente Brad Pittin?

Ka kohë që George Clooney dhe Brad Pitt janë shumë miq. Por kjo lidhje kaq e fortë mes dy aktorëve nuk ka qenë gjithmonë kështu. Është faji i dy grave “Thelma & Louise”.

Mesa duket George ka bërë audicionet për filmin kult të Ridley Scott, por ka përfunduar jashtë, pikërisht nga Pitt.

Këtë e ka treguar në televizion, Geena Davis, e cila ishte takuar me Clooney-n në avion.

Aktorja ka rrëfyer takimin me George në emisionin e James Corden. “Në një moment ai më thotë “e urrej atë Brad Pitt-in. Unë i them që nuk është e vërtetë. Është miku jot apo jo?. Ai më përgjigjet se e urren se ka marrë pjesën e “Thelma & Louise”. I thashë nëse e donte ai atë pjesë e Clooney përgjigjet nëse nuk e kisha kuptuar teksa po lexonim bashkë”, ka treguar Davis.

Exit mobile version