Telegrafi

George Clooney dhe Brad Pitt nënshkruajnë për një film të ardhshëm së bashku, pritet të paguhen deri në 20 milionë dollarë secili

Foto: Getty Images

Bashkëpunëtorët e shpeshtë George Clooney dhe Brad Pitt do të bashkohen për një tjetër film të radhës.

Miqtë e vjetër janë përfshirë në prodhimin e një filmi trailer që do të shkruhet dhe drejtohet nga drejtori i Spider-Man: Homecoming Jon Watts, sipas The Hollywood Reporter, shkruan DailyMail.

Media gjithashtu vlerësoi se, bazuar në fuqinë e industrisë dhe lidhjet e interpretuesve, secili prej tyre do të ketë një pagesë të mundshme prej mbi 20 milionë dollarë për punën e tyre në projekt.

Foto: Getty Images

Edhe pse detajet mbi projektin janë të pakta. Clooney, 60 vjeç dhe Pitt, 57, do të shërbejnë gjithashtu si producent përmes kompanive të tyre përkatëse, Smokehouse Pictures dhe Plan B Entertainment.

Mediat raportuan se Sony, Lionsgate, Apple dhe Netflix janë kryesuesit për të marrë filmin.

Foto: Getty Images

Ata gjithashtu vunë në dukje se Amazon, Annapurna, Universal, MGM dhe Warner Bros po konkurrojnë gjithashtu për të drejtat e projektit.

Ky projekt i ardhshëm aktualisht nuk ka një datë të planifikuar të lansimit deri më tani.

Foto: Warners Bros

Rikujtojmë që Clooney dhe Pitt bashkëpunuan veçanërisht në serinë e mirëpritur të filmave të “Ocean’s”. /Telegrafi/