George Clooney ka disa qëllime ambicioze kur bëhet fjalë për vitin 2021.
Ylli 59 vjeçar bëri shaka me revistën People duke e nderuar atë dy herë për ‘Mashkullin më atraktiv’ në një intervistë të ardhshme me SiriusXM “The Jess Cagle Show”, e cila pritet të transmetohet sot (e hënë).
Në një video të shpërndarë të premten, Cagle prezantoi Clooney si një ‘producent, regjisor dhe yll i Hollywood-it’.
Clooney ndërhyri: “Dhe dy herë, mashkulli më atraktiv i vitit”.
“Cili është më i mirë, mashkulli më atraktiv dhe me dy çmime ‘Oscars’?”, Cagle pyeti duke qeshur.
“Dua të them, mendoj se e dini”, vazhdoi Clooney. “Unë jam duke lobuar për një të tretë, askush nuk u zgjodh tri herë”.
Clooney fitoi titullin si ‘mashkulli më atraktiv i vitit’ në 1997 dhe 2006.
Ndërkaq këtë vit, Michael B. Jordan është shpallur mashkulli më atraktiv i vitit 2020 nga revista People. /Telegrafi/