Vetëm një avokate për të drejtat e njeriut ia doli që ta zbulojë pjesën më të mirë të aktorit George Clooney.
Ylli amerikan ka lavdëruar gruan e tij Amal, e cila për të është “dashuria e jetës”. Këto fjalë Clooney i ka thënë në një intervistë për revistën e famshme “Esquire” për edicionin e muajit maj.
Aktori i filmit “The Gravity” pas një martese të dështuar, i është rikthyer jetës martesore me avokaten e njohur britanike dhe ka thënë se kurrë nuk ka qenë më i lumtur në jetën e tij.
“Kurrë nuk kam qenë më i lumtur në një lidhje, as nuk e kam imagjinuar një gjë të tillë”, ka thënë Clooney për jetën martesore me 38-vjeçaren Amal, transmeton Koha.net.
“Në moshën 52-vjeçare gjeta dashurinë e jetës sime dhe jam shumë i lumtur”.
Natyrisht, para se Amal të dilte në skenë, George njihej si një mashkull që dilte me shumë femra.
Pas shkurorëzimit nga aktorja Talia Balsam në vitin 1993, George ka qenë në lidhje me bukuroshet siç janë modelja britanike Lisa Snowden, Rene Zellweger, Krista Allen, me aktoren italiane Elisabetta Canalis dhe ish-mundësen e WWE-së, Stacy Keibler.