int(1) George Bush kërcen me parashutë në ditëlindjen e 85 - Telegrafi
Site icon Telegrafi

George Bush kërcen me parashutë në ditëlindjen e 85

Bashkëpunëtori i ish shefit të Shtëpisë së Bardhë Jim Appleby ka deklaruar se Bush do të kryejë kërcimin në tandem me një pjesëtar të ekipit parashutist të ushtrisë amerikane.

Është planifikuar që ata të dy të lëshohen në tokë afër kishës në Kennebunkport, qytetit bregdetar ku edhe gjendet shtëpia e ish presidentit.

Siç shkruajnë mediat botërore, ky nuk do të jetë kërcimi i parë i Bushit, i cili kërcimin e parë e ka bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Edhe ditëlindjet e tij të 75 e 80 Bush veçmë i ka shënuar me kërcime me parashutë.

Exit mobile version